Një trup i pajetë u gjet dhe tërhoq nga lumi Vardar

Pasditen e sotme një trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi Vardar në lagjen Aerodrom të Shkupit. Nga videot që disponon Telma, shihet ndërhyrja dhe tërheqja e trupit të pajetë, transmeton Portalb.mk

Për momentin nuk dihet shkaku i tragjedisë.

SPB Shkup e konfirmuan rastin:

“Sot (28.01.2025) rreth orës 12:30 në Shkup është raportuar se në lumin Vardar është gjetur trup i një gruaje. Rreth orës 13:00, në afërsi të urës Binjake, trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi nga ana e punonjësve policorë të SP Aerodrom. Po merren masa për zbardhjen e rastit.