27 vjeçari nga një fshat i Strugës kapet me marihuanë

NJPB (Njësia për Punë të Brendshme) Struga ka ngritur kallëzim penal ndaj një 27-vjeçari nga fshati Vranishtë i Strugës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Sipas njoftimit të MPB-së (Ministria e Punëve të Brendshme), gjatë një kontrolli të kryer nga shërbimet policore të Njësisë për tregti të paautorizuar me drogë pranë NJPB Struga, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Hetimet mbi rastin vazhdojnë.