
Kujt i besohej
se ky qytet i bukur,
me pallat kulture
që ishte edhe kino,
një ditë do të kishte
24 casino!
24 casino, 24 beteja!
Kur dështoi mjekësia
pse dështoi edhe feja?
A do të mjaftonte
me dy a tre teqe,
a me pesë rapsodë,
që ta himnizonin
humbjen e ngujuar,
nga oda në odë.
24 casino
me mijëra shpresa,
mbirë si këpurdhat
e tretur si vesa.
Ç’u bë dinjiteti,
besimi dhe besa?
Mijëra besimtarë,
dhe mijëra të mjerë.
Si ta shpëtojmë shpirtin,
të paktën njëherë?
(idemisai)
Strugë,
31 korrik 2024.