Hidhen dy shishe me benzinë në shtëpinë e mërgimtarit nga Haraçina

Mbrëmë në ora 02:29 pas mesnate, në SPB Shkup është raportuar se në oborrin e një shtëpie në fshatin Haraçinë, Shkup, në të cilën nuk ka banuar dhe pronarët e së cilës janë jashtë vendit, janë hedhur dy shishe me lëndë djegëse. 

Nnjëra prej tyre ka eksploduar, duke shkaktuar zjarr!

“Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga një i afërm i pronarëve, i cili ka raportuar ngjarjen. Është kryer kontroll dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia.