U promovuna 497 policë të rinj

Në Qendrën stërvitore të MPB-së në Idrizovë sot është bë promovimi solemn i policëve të rinj – gjenerata 2024-2025.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në promovim tha se Ministria e Punëve të Brendshme këtë vit po pasurohet me 497 kolegë të rinj, rojtarë të ardhshëm të sigurisë së qytetarëve, “bij dhe bija të Maqedonisë”.

“Profesioni i policit nuk është thjesht një zgjedhje, por një thirrje, një zotim që secili prej jush e pranon për të mbajtur të sigurt dhe të dashurit, qytetarët, atdheun. Të nderuar kolegë të ardhshëm, mirëqenia dhe përparimi i një shoqërie bazohen në respektimin e ligjit, shtetit ligjor, themeli i të cilit është funksionimi i suksesshëm i sistemit të sigurisë. Kjo nënkupton krijimin, ndërtimin dhe përmirësimin e një force policore moderne, të pajisur, eksperte dhe profesionale, por sigurisht edhe të kënaqur, e cila do të kryejë detyrat dhe detyrimet e saj në mënyrën më ligjore, profesionale, të përgjegjshme dhe transparente në emër të qytetarëve, të njerëzve të saj – tha Toshkovski.

Toshkovski tha gjithashtu se po ndërtohen dhe do të ndërtohen stacione të reja policore, si dhe se po planifikohet rinovimi i parkut të automjeteve të ministrisë, pajisja me uniforma të reja moderne dhe funksionale dhe përmirësime materiale dhe teknike për të gjitha njësitë organizative. Në përmirësimin e kushteve të punës, ai ka theksuar se kjo do të bëhet edhe përmes rritjes së rregullt të pagave të të gjithë punonjësve në MPB.