Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025

“Do të kryej detyrat e policisë me ndërgjegje dhe do të respektoj të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të garantuara me kushtetutë, me ligj dhe me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara.”
497 policë të rinj u betuan se do të punojnë ndershëm duke respektuar etiken policore dhe duke respektuar të drejtat e qytetarëve.

Policet e rinj pasi dhanë betimin dhe hodhën kapelat në ajër thanë se pas një viti angazhimi dhe stërvitjeje këtë ditë e kanë pritur me plotë entuziazëm.

”Kjo pjesë është një emocion që e përjetojmë për here të parë dhe tani jemi polic të rinj, ushtrimet shkuan mirë dhe mësuam shumë gjëra nga këto ushtrime edhe ia çuam mirë me kolegët, respektonim njëri-tjetrin dhe ia kaluam shumë mirë”, tha një Polic i ri .

“Është një arritje pasi i bëmë një vit këtu praktikë dhe ja tani. Jeni mësuar të zgjohemi herët, si ishte kjo periudhë? Çdo ditë zgjoheshim në ora 6:00, sot pasi e dhatë betimin dhe do ia filloni edhe me punë? Po, njëherë jemi praktikant dhe pas 6 muajsh dhe më pas fillojmë me punë”, shtoi një Polic i ri.

“Jo nuk ishte e vështirë, është nder dhe kënaqësi. A ka vajza tjera në grupin tënd apo je vetëm? Po ka mjaftë vajza”, tha një Police e re .

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se MPB këtë vit po pasurohet me 497 rojtarë të ardhshëm të sigurisë së qytetarëve.

“Të nderuar kolegë të ardhshëm, mirëqenia dhe përparimi i një shoqërie bazohen në respektimin e ligjit, shtetit ligjor, themeli i të cilit është funksionimi i suksesshëm i sistemit të sigurisë. Kjo nënkupton krijimin, ndërtimin dhe përmirësimin e një force policore moderne, të pajisur, profesionale, por sigurisht edhe të kënaqur, e cila do të kryejë detyrat dhe detyrimet e saj në mënyrën më ligjore, profesionale, të përgjegjshme dhe transparente në emër të qytetarëve dhe të popullit”, theksoi Pançe Toshkovski – Ministër i MPB-së.

“Para një viti, kjo gjeneratë filloi me 558 kanditdat ndërsa sot të njëjtën e përfundojnë 497 kandidatë nga të cilët, 376 janë meshkuj dhe 121 femra. Ndërsa sipas përkatësisë nacionale 239 janë maqedonase nga ku një është maqedonas mysliman ,104 janë shqiptar,18 turq, 7 boshnjak, 5 serb, dy rom dhe një vllah”, u shpreh Vlatko Mitkovski – Ndihmës Ministri i Qendrës së Trajnimit.

Në ceremoninë e promovimit të policëve të rinj nuk ishte prezent zëvendës ministri i brendshëm nga radhët e koalicionit VLEN dhe as ndonjë zyrtar i lartë i koalicionit./Alsat.mk