
Kandidati për kryeministër të Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me qeverinë e tij “përfundon epoka e institucioneve ilegale të Serbisë në Kosovë”.
Kurti në një tubim në Llabjan të Artanës tha se të tjerët para tij në pushtet, “e patën bërë Kosovën copë-copë”. Ai gjithashtu tha se ka bërë shumë që të luftojnë grupet kriminale të Serbisë në Kosovë.