Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë organizatorët e 27 prillit! Ata që duan më shumë informacione për 27 prillin ta pyesin BDI-në, sepse BDI i amnistoi

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare ne Fejsbuk theksoi se organizatorët e 27 prillit janë Gruevski dhe Mijallkov, ndërsa BDI është ajo që i amnistoi ato.

Dy organizatorët kryesorë të 27 prillit ishin Gruevski dhe Mijalkov. BDI-ja i amnistoi ato duke ndryshuar Kodin Penal, nëpërmjet ministrit të tyre, vetëm që ata të shpëtonin. Ato që kanë ndonjë paqartësi rreth kësaj pune tashmë janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Ahmetit, ai di shumë për 27 prillin, le ta pyesin!, ka shkruar Taravari.