Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në MPB ka ngritur kallëzim penal kundër polices me iniciale A.D. për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “ushtrim të pandërgjegjshëm të profesioniy”, nga neni 353-c paragrafi 4 i Kodit Penal.
Siç raporton portali lideri.mk, MPB njoftoi se më 31 dhjetor 2024, komisioni i formuar për evidentim vjetor të inventarit në Stacionin Policor Karposh, ka bërë edhe numërimin e armëve në depon e armëve, për të cilin ishte përgjegjëse policja A.D., shkruan Lideri.mk.
“Pas evidentimit është konstatuar se në depon kryesore të armëve në Stacionin e Policisë Karposh, në pronësi të MPB-së, mungonte një pushkë automatike. Po ashtu, më datë 11.01.2025 është kryer sërish kontroll në ambientet e depos në Stacionin e Policisë Karposh në prani të zyrtarëve të lartë të policisë, gjatë të cilit është konstatuar sërish se një pushkë automatike ishte e zhdukur dhe se e pandehura ka kryer veprën penale për të cilën është bërë kallëzimi, i është refuzuar qasja në depo”, thuhet në njoftim.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale do të paraqesë propozimin për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe punonjësja e policisë do të suspendohet nga puna deri në përfundimin e procedurës disiplinore.