Edhe pse sulmi në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 u vlerësua si vepër e rëndë kundër shtetit, të akuzuarit për organizimin e këtij sulmi dje u lanë të lirë nga gjykata. Edhe përkundër asaj që ligji për amnisti nuk i përfshin organizuesit, gjykata porositi se janë të lirë pasi që e ndërpreu procedurën gjyqësore për lëndën “Organizatorët e 27 prillit”. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski ky është proces i montuar politik, ndërsa nëse nuk ka organizatorë, nuk mund të ketë as të akuzuar për terrorizëm.
A i liroi Mickoski para kohe të dënuarit për sulmin në Kuvend? Menjëherë pas ardhjes së Aleksandar Pandovit në krye të Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Mitko Çavkovit, Jane Çentos dhe disa të dënuarve të tjerë iu dha 30 ditë lëshim nga burgu dhe nuk dihet se a janë kthyer në burgun e Shtipit.
Maksim Dimitrievski i cili pësoi lëndime në kokë në ngjarjet e 27 prillit, në ClickPlus, deklaroi se organizatorët e vërtetë nuk janë gjendur para organeve gjyqësore. Sipas Dimitrievskit u dënuan persona për vepra që në fakt nuk i kanë kryer.
Me vendimin paraprak gjyqësor, të akuzuarit – ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Risteski, ish kryetar i Kuvendit Trajko Veljanovski dhe ish drejtor i DSK-së Vlladimir Atanasovski, u dënuan me dënim me burg prej mbi 6 vjetëve. Sipas aktakuzës kanë organizuar hyrje të papenguar në Kuvend, kanë mobilizuar anëtarësinë partiake dhe shoqatat patriotike. Pas 5 vjetëve nga seanca e parë gjyqësore, ata u liruan nga përndjekja penale.