Me dëshminë e Jeton Shaqirit vazhdoi gjykimi ndaj Ramiz Merkos

Në Gjykatën Themelore të Strugës sot vazhduan proceset gjyqësore, në të cilat në bankën e të akuzuarve gjendet kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko. Dita filloi me gjykimin për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla fillore, në fshatrat Podgorcë, Labunishtë, Ladorisht dhe Veleshtë, respektivisht ku për drejtorë ishin emëruar persona që nuk i plotësonin kushtet. Kryetari i komunës së Strugës Merko tashmë është deklaruar i se nuk ndihet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet. Në seancën e sotme si dëshmoi ish ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri i cili tha se nuk kishte njohuri se emërimet ishin bërë në mënyrë joligjore.

Për sot është caktuar edhe procesi gjyqësor, i cili ka të bëjë me blerjen e paligjshme të mjetit luksoz zyrtar Audi A6 për 67 mijë euro në kohën kur komuna kishte llogari të bllokuar. Sot do të nisë procesi gjyqësor në të cilin Merko akuzohet se ka vendosur tabelën e kundërthënëse në godinën e Komunës. Sipas Prokurorisë Themelore, Merko si kryetar i Komunës së Strugës në mars të vitit të kaluar vendosi pllakë përkujtimore në hyrje të godinës së komunës, me të cilën nxiti urrejtje dhe përçarje etnike në mesin e banorëve të Strugës, duke kryer vepër penale të parashikuar në Neni 27 të Ligjit për Memoriale dhe Përkujtimore. Në cilësinë e dëshmitarit duhet të paraqitet edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban, i cili tha se ka lavdëruar periudhën fashiste nën pushtimin italian. Ndryshe, Merkos tashmë i është konfiskuar pasaporta nga gjykata, për shkak të rrezikut të arratisjes. Aktualisht ndaj tij ka 9 procese aktive gjyqësore.