Qeveria do të blejë një aeroplan me vlerë qindra milionë euro ndërsa po kërkon zgjidhje për barnat e onkologjike përmes donacioneve. Ajo që po ndodh nuk është normale, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
“Në Onkologji prej një jave nuk ka asnjë ilaçë. Pacientët nga e gjithë Maqedonia përballen me mungesë të terapisë onkologjike, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte të papranueshme të trajtimit. Ky kaos në shëndetësi është tregues i qartë i paaftësisë së kryeministrit Mickoski dhe ministrit Taravari për të adresuar nevojat e qytetarëve dhe për të përmirësuar sistemin shëndetësor.
Reformat dhe përmirësimet e premtuara mbetën fjalë boshe dhe një tufë gënjeshtrash. Ndërsa qeveria e Mickoskit i shpenzon paratë e qytetarëve për luks, mobilie, aeroplanë dhe udhëtime të shtrenjta. Qeveria duhet të ndalojë menjëherë shpërdorimin e parave për luksin e qeveritarëve dhe t’i drejtojë ato drejt nevojave reale të njerëzve”, theksojnë nga LSDM.
LSDM i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore që urgjentisht të marrin masa për të ofruar terapinë e nevojshme për të gjithë pacientët.
Ata kërkojnë gjithashtu shtim urgjent të stafit shëndetësor dhe përmirësim të kushteve në Klinikën e Onkologjisë dhe Radioterapisë.