
Me datë 23.01.2025 në ora 18.00 në Stacionin Policor Tetovë, B.S. (48) nga fshati Reçicë e Madhe, ka raportuar se djalin e tij H.S. e ka gjetur në shtëpinë e tyre familjare, më saktë në dhomën e tij pa shenja jete, transmeton Portalb.mk.
“Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi i SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për obduksion”, thonë nga SPB Tetovë.