NJPB Struga ka ngritur kallëzim penal kundër një personi 18-vjeçar nga Struga, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe vënie në qarkullim të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Gjatë një kontrolli të kryer në rrugën “Niko Nestor” në Strugë, shërbimet policore gjetën dhe konfiskuan marihuanë tek i dyshuari, pas së cilës ai u arrestua, njoftojnë nga SPB Ohër.