
Rruga Tatesh-Dobovjan në komunën e Strugës, e cila lidhet me disa fshatra të zonës, është në gjendje të rënduar. Në foto vërehen gropa të shumta dhe dëmtime të theksuara në sipërfaqen e saj, që vështirësojnë qarkullimin e automjeteve dhe rrezikojnë sigurinë e banorëve. Kjo rrugë kërkon ndërhyrje të menjëhershme për riparime dhe mirëmbajtje nga institucionet lokale.