Një mjek nga Vevçani pa e vazhduar licencën e tij për më shumë se dy vjet, ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, me çka e ka dëmtuar Institucionin Shëndetësor Publik. Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, tashmë është parashtruar padi penale kundër M.R. (44) nga Vevçani për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në shërbim”.
“I denoncuari, mjek i punësuar në ISHP ‘Spital i Përgjithshëm’ në Ohër, nuk e ka përmbushur detyrimin e tij ligjor për vazhdimin e licencës për punë me afat prej 28.02.2015 deri 28.02.2022 dhe ka vazhduar me punë pa poseduar licencë për punë. Njëkohësisht, ai ka pranuar kompensim të rregullt mujor për pagë dhe shtesa të tjera, me çka e ka dëmtuar Institucionin Shëndetësor Publik”, qëndron në SPB Ohër.