
Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Uembli”, për ndeshjen e parë kualifikuese Angli–Shqipëri, tani më janë shitur.
Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e kombëtares kuqezi për këtë sfidë, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit.
Ndeshja Angli–Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Uembli” të Londrës.