
MPB ka njoftuar se me datë 18.01.2025, në ora 18:45 në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë të NjP Kamnjan, kanë privuar nga liri D.A. (40) nga fshati Pallçisht i Epërm, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga nëna e saj 70-vjeçare.
Sipas raportit, D.A. ka sulmuar fizikisht nënën e saj në shtëpinë e tyre familjare në fshatin Bogovinë. Ajo është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës.