Trump u zotua t’i japë fund luftës në Ukrainë në 24 orë: Kam ende gjysmë dite për ta bërë atë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ka në plan të takohet me presidentin rus Vladimir Putin sapo të bien dakord për bisedimet, një proces që ai tha se tashmë është duke u zhvilluar.

Pasi deklaroi si kandidat presidencial se ai mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve nga marrja e detyrës, Trump tha se kishte ende gjysmë dite për të përmbushur këtë qëllim.

“Ne do të përpiqemi që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. E dini, lufta midis Ukrainës dhe Rusisë nuk duhet të kishte filluar kurrë”, u tha ai gazetarëve në Zyrën Ovale.

I zgjedhuri i Trump për sekretarin e shtetit, Marco Rubio, tha më herët të hënën se ai nuk mund të caktonte një afat kohor për përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, por u tha gazetarëve se secila palë do të duhej të bënte disa lëshime si pjesë e natyrshme e zgjidhjes së çdo konflikti. . Ai gjithashtu pranoi se Rusia është agresori.