
Një tërmet me magnitudë 6.4 i dhkallës Rihter goditi Tajvanin jugor pak pas mesnatës të së martës, duke dëmtuar disa ndërtesa dhe duke plagosur të paktën 27 persona, thanë autoritetet e ishullit.
Midis tyre ishin gjashtë persona, përfshirë një foshnjë një muajshe, të cilët u shpëtuan nga një shtëpi e shembur në distriktin Nanxi, Tainan.
Nuk raportohet për të vdekur, megjithëse ekipet e shpëtimit janë ende duke vlerësuar dëmet.
Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Dapu në qarkun Chiayi në një thellësi prej 9.7 kilometrash!