
Nga Drejtoria e Doganave kanë publikuar raportin rreth sekuestrimeve që janë bërë së fundmi nga autoritetet, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Doganave, në Aeroportin e Shkupit janë sekuestruar 183 çelësa të veturave dhe pajisje për dekodimin e çelësave.
“183 çelësa të automjeteve dhe 98 pjesë dhe pajisje për dekodimin e çelësave janë zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në çantat e udhëtimit të një pasagjeri që ka mbërritur me një fluturim nga Vjena”, thonë nga Drejtoria e Doganave.