
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një të punësuari në Ministrinë për Punë të Brendshme për rrezikim të sigurisë javën e kaluar.
“Kallëzim penal ndaj S.B. shef në Repartin për krime ndërkufitare pranë Qendrës rajonale për punë kufitare Jug, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale”, sqaroi Policia, duke paralajmëruar edhe suspendim nga vendi i punës, deri në zbardhjen e rastit.
Ai dyshohet se më 12 ka sulmuar shefin e MPB-së duke e goditur me armën zyrtare disa herë në kokë. Raportohet se të nesërmen, ai nuk i ka kthyer armët policore në MPB.