Skoda shënon rritje të shitjeve në vitin 2024

Prodhuesi çek i automjeteve Skoda Auto, ka shënuar rritje për 6.9 për qind në dërgesat e vitit 2024.

Skoda që është pjesë e Grupit Volkswagen ka pasur rritje të shitjeve në Evropë për 926,600 automjete, teksa në tregjet tjera ka pësuar rënie. 

Kështu ka bërë të ditur kompania të mërkurën. 

“Gjermania mbetet tregu më i madh i Skodas, me dërgesat që janë rritur për 18.5 për qind nga viti në vit, ndërsa shitjet në Indi dhe Kinë ishin në rënie”, ka njoftuar kompania.