Një 24-vjeçar, shtetas shqiptar është arrestuar me heroinë, kokainë dhe tetë kilogramë materje përpunimi të drogës.
Policia ka konfiskuar me këtë rast tek ai edhe 10 mijë franga cash, transmeton albinfo.ch
Kjo ka ndodhur disa ditë më parë, në kantonin Solothurn, bën të ditur Policia Kantonale e Solothurnit, shkruan polizeinews.ch
24-vjeçari është arrestuar përkohësisht për hetime të mëtejshme.
Tregtari i dyshuar i drogës u arrestua si pjesë e një hetimi nga policia dhe prokuroria publike, në Gretzenbach të Kantonit Solothurn.