557 vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

Sot, përkujtojmë 557 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili ndërroi jetë më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë. Kjo datë është simbol i luftës së tij të përkushtuar për liri dhe pavarësi, si dhe i sakrificave të mëdha për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve osmanë.

Gjergj Kastrioti, i lindur në vitin 1403, ishte një figurë e shquar e historisë shqiptare, pjesë e familjes fisnike të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Ai mori edukim dhe stërvitje ushtarake në oborrin osman, ku u dërgua si peng në vitin 1415 dhe përsëri në 1423, një periudhë që i mundësoi atij njohuri të thella ushtarake dhe diplomatike.

Pas kthimit në atdhe, ai u ngrit si udhëheqës i shqiptarëve, duke krijuar një aleancë të gjerë që kundërshtoi avancimin osman në Ballkan. Skënderbeu është një emër i paharrueshëm i historisë kombëtare, i cili përfaqësoi guximin dhe qëndresën e paepur për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.