
Përplasje e rëndë mes një furgoni dhe një veture Mercedes ka ndodhur mbrëmë në kryqëzimin e bulevardit Kliment Ohridski dhe rrugës Dimitrie Çupovski në qendër të Shkupit, në afërsi të konviktit studentor Kuzman Josifovski-Pitu në qendër të Shkupit, transmeton Lideri.mk.
Sipas informacioneve të gazetarit të “Sloboden Pecat” nga vendi i aksidentit, në të kishte persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spital. Në fotot e “Sloboden Pecat” shihet vetura e shkatërruar dhe policia duke rregulluar qarkullimin dhe duke bërë kontroll.