Bardhi pritet të largohet nga Trabzonspor, katër skuadra në luftë për futbollistin nga Shkupi

Mediat turke raportojnë se futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi është lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me gjigantin turk Trabzonspor.

Sipas informacioneve të publikuara nga “Sports Digital”, Bardhi ka ndërprerë bashkëpunimin me Trabzonspor, gjë që e ka vënë në dispozicion për angazhim në ekipe të tjera.

Raportohet se katër klube kanë treguar interes për futbollistin shqiptar– dy nga Spanja dhe dy nga Turqia.

Bëhet fjalë për skuadrat spanjolle Espanyol dhe Rayo Vallecano, si dhe skuadrat turke Basaksehir dhe Eyupspor, të cilat pritet të paraqesin oferta zyrtare në periudhën e ardhshme.