Masat ekonomike të Qeverisë! Qytetarët: Qeveria ndryshe thotë, ndryshe vepron!

Qeveria ndryshe thotë, ndryshe vepron, kështu thonë qytetarët e anketuar nga Klan Maqedoni, të pyetur  nëse fushata “Më Pak shpenzime, më shumë për ju, është ndjerë nëpër xhepat e tyre, ata thonë që kjo masë assesi nuk është parë, dhe aty ku një produkt është ulur, tre të tjerë janë rritur.

Qytetarët:

“Çfarë të mendojm, ndryshe thonë ndryshe veprojnë, kjo është. Shumë rallë diçka një nëse ulet tre do të rriten domethënë njejtë gjithçka”.

“Joo, çfarë ulje as nuk diskutohet, ngritje të çmimeve po, por ulje asessesi vështirë të ketë, kjo është e kot, por patjetêr të jetojm, çfarë të bejme aq sa kemi aq do të harxhojm”.

“Po mendoj që Ka sipas meje po, por megjithatë kohë do I tregoj të gjitha.01:06  Ne situaten që jemmi mendoj që edhe nuk kemi paga të mjaftueshme”.

Se masat ekonomike të qeverisë nuk po japin aspak rezultate thonë edhe nga LSDM, nga kjo parti thonë që shpenzimet dhe inflacioni është rritur.

LSDM

“Në tregje realiteti është se vetëm qumështi ka zbritje simbolike për disa denarë, ndërsa produktet tjera nuk kanë fare zbritje. Vaji është ende me çmim të rritur dhe varion nga 89 deri në 96 denarë, ndonëse në disa markete para 2 muajsh shitej për 82 denarë. Vezët janë sërish rreth 100 denarë, ndërsa kushtonin 75 denarë. Sheqeri dhe kaçkavalli janë më të shtrenjta, por edhe thjerrëzat (169 denarë), fasulet (143 denarë), orizi (135 denarë), dhe bizelet. Për ato produkte që kanë të njëjtin çmim, është vërejtur se kanë rënie në gramazhë”.

Kujtojm që ditë më parë, Kryeministri Hristijan Mickoski siguroi se deri në fund të vitit 2025 nuk do të ketë inflacion të lartë në vend. Ai bëri të ditur  se po monitorohen çmimet e produkteve ushqimore dhe nëse do të jetë nevoja do të intervenohet. /tvklan.mk