
Një person është arrestuar pasi ka kanosur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi më 7 janar përmes rrjeteve sociale ka thënë se i dyshuari ka kanosur Kurtin.
I dyshuari është identifikuar në Zveçan. Ai është dërguar në mbajtje.
“Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 10.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.