
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në intervistë për “Nezavisen” e hodhi poshtë mundësinë e bashkëpunimit me BDI-në, ndërsa theksoi nevojën për politika që bashkojnë e jo që përçajnë.
“LSDM kurrë më nuk do të lejojë që të futet në të njëjtën kornizë apo të jetë në varësi të ndonjë partie, posaçërisht të BDI-së. Stigma (njolla) e korrupsionit që ka mbartur ndër vite kjo parti është diçka nga e cila ne distancohemi qartë dhe pa mëdyshje. Retorika e tyre dhe ngritja e vazhdueshme e tensioneve etnike si mjet për veprim politik është e papranueshme dhe e rrezikshme. Politika të tilla nuk kanë vend në shoqërinë tonë multietnike”, tha Filipçe.