Në Komunën e Shuto Orizares, banorët thonë se ka arritur në 6 mijë denarë metri kub i drunjëve të prerë e të çarë dhe skamja i ka shtyrë që të gjejnë mënyra alternative. Disa qytetarë thonë se djegin edhe goma e plastika se nuk ia dalin dot.
Qytetar (7598/mk/1.15-1.30/1.44-1.58)
“Një metër kub nuk del as 15 ditë, a kushton 6 mijë denarë. E tani për ta kaluar gjithë dimrin të duhen së paku 7-8 m3 a ne nuk kemi aq mundësi… Po, edhe unë djeg ndonjëherë! Çfarë? Këpucë dhe atlete. Gjithçka djeg, nuk e kam gajle dua të ngrohem. E pastaj do ketë ndotje, po ja që ka ndotje. Unë e bëj!”
Advertisement
Qytetar (7594/mk/0.12-0.26/0.48-1.00)
“Po vlla, mbledhi mbeturina drunjësh, s’kam çfarë të bëj, kam 14 fëmijë dhe 28 nipër e mbesa. E kam patjetër se duan të hanë ata. Luftë për mbijetesë! Gjithçka është shtrenjtuar, kjo është… Nuk djeg goma, jo nuk djeg! Ja, ngrohemi me copëza drunjësh. Ku të djeg goma do të ndoti ajrin në këtë vendbanim. Çfarë të bëjmë, skamje e madhe.”
Qytetar (7596/mk/0.05-0.25)
“Për mua është normale, unë jam në katin përdhes, me dy klima inverter më vjen fatura rreth 11 mijë denarë në muaj. Jam pas ngrohur edhe me drunjë, por më është bërë edhe më shtrenjtë.”
Nga shoqatat ekologjike thonë se njëri nga faktorët më evident të ndotjes së ajrit është djegia e karburanteve fosile për ngrohje por edhe djegia e materieve të plastmasave dhe gomave. Ambientalistët bëjnë thirrje në ngritje të vetëdijes kolektive që mos të ngrohen me gjëra ndotëse, por edhe autoritetet të shtojnë kontrollet në terren për të parandaluar fenomene të këtilla.