Sipas Entit të Statistikave, Indeksi i çmimeve për jetë në muajin dhjetor 2024 në krahasim me dhjetorin e vitit 2023, është rritur për 4,4%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje për 4,3%.
Nga raporti mund të shihet se rritje më e lartë është vërejtur te restorantet dhe hotelet dhe atë 9,9%. Pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët për 7,6%.
Shëndetësia për 5,3%. Prodhimet bujqësore u shtrenjtuan për 7,1% ndërsa shërbimet për 5%. Sa i përket ushqimeve dhe pijeve, rritje më të madhe është vërejtur tek pijet joalkoolike, lëngjet e frutave, vaji, qumështi, djathi, vezët, kafeja, çaji dhe kakao.
Ulje e vogël e çmimeve është vërejtur vetëm në gjysmën e dytë të muajit dhjetor kur u vendos shporta e vitit të ri, por edhe gjatë kësaj periudhe, tregtarët keqpërdorën situatën duke rritur çmimet në mënyrë artificiale.