Deputeti i zonës, z. Salim Sulejmani, ka realizuar sot një vizitë në Burgun e Strugës, ku është pritur nga drejtori i institucionit, Ardit Mustafai, dhe z. Blerand Kaba. Gjatë vizitës, deputeti u njoh nga afër me situatën aktuale të burgut dhe kushtet në të cilat ndodhen të burgosurit.
Sipas raportimeve, gjendja e përgjithshme e institucionit është shqetësuese, duke theksuar nevojën për renovime urgjente dhe përmirësim të kushteve infrastrukturore. Deputeti Sulejmani ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e investimeve të mjaftueshme, duke theksuar rëndësinë e rehabilitimit dhe ri-integrimit të të burgosurve në shoqëri.
“Përmirësimi i kushteve në burg nuk është thjesht një çështje infrastrukture, por një investim në një shoqëri më të sigurt dhe më të drejtë,” ka deklaruar deputeti gjatë vizitës.
Autoritetet përgjegjëse pritet të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar këto çështje, ndërsa deputeti Sulejmani ka premtuar angazhim për të ngritur zërin për nevojat e këtij institucioni në nivele më të larta.