Ish-kreu i parë i UBK-së dhe i dënuar në burgun e Strugës, ditët e fundit është filmuar në Monako duke dalë nga një makinë luksoze “Ferrari”, gjithashtu përpara një hoteli të shtrenjtë.
Sipas publikuesit, videoja është realizuar në Monte Karlo dhe është publikuar para 14 orësh.
Sipas të dhënave të disponueshme në internet, makina “Ferrari” me të cilën është vërejtur Mijalkov mund të kushtojë nga 629,990 deri në 709,900 dollarë.
Në video shihet se si ai mbërrin, e lë makinën për parkim dhe së bashku me një person femër hyn në hotel.
Mijalkov është ndjekur penalisht, por shumë nga çështjet kundër tij u parashkruan, ndërsa qytetarët prisnin drejtësi. Ai u dënua me 24 vite burg, si më poshtë: tre vite për “Imperija”, 12 vite për përgjimet, përkatësisht “Target-Fortesa”, tetë vite për “Thesari”, dhe një vit e tre muaj për “Parcelat në Vodno”. Nga të gjitha këto, ai ka vuajtur vetëm dënimin për “Imperija”, dhe atë në burgun e Strugës, ku kishte mundësi të qëndronte jashtë gjatë ditës për të punuar dhe kthehej vetëm gjatë natës.