
Çmimet në pakicë të EUROSUPER BS-95 nga mesnata do të rritet për 1.00, ndërsa i benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) për 1,5 denarë për një litër, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 78,00 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 80,5 denarë, EURODIZEL (D-E V) për 72,50, ndërsa Esktra vaji i lehtë për amvisëri për 72,00 denarë për një litër.
Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS, zvogëlohet për 0,073 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 45,711 denarë.