Nga parajsa në ferr” titullohet analiza e Tv Alfa lidhur me zhvillimet e fundit në radhët e BDI-së, partisë shqiptare e cila deri para gjashtë muajve ishte në pushtet, transmeton portali Lideri.mk.
“Si BDI nga kryeministri i parë shqiptar e humbi tërë fuqinë në vitin 2024?”, është pyetja e cila parashtrohet në titullin e kësaj analize.
Analiza shoqërohet me deklaratat e analistë e shqiptarë nga Shkupi, Lulzim Farizi dhe Xhenur Iseni.
Ata kanë vlerësuar se me rënien nga pushteti, BDI ka humbur fuqinë e saj politike, duke paralajmëruar se kjo rënie e fuqisë edhe mund të thellohet më tepër.
Farizi vlerëson se BDI-në mund ta shpëton vetëm ndonjë gabim eventual “kardinal” i VLEN-it, kurse Iseni shprehet i bindur se edhe anëtarësia e saj ka filluar të largohet nga BDI.