Këngëtarja ikonike Shkurte Fejza është bërë gjyshe për herë të dytë, këtë herë nga biri i saj, Arbëri, transmeton TV21.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shkurte Fejza dhe ka zbuluar se nipi do ta mbajë emrin e themeluesit të principatës së parë të Arbërit, Progon Behluli.
“Progon Behluli
04.01.2025
Mirë se erdhe, Progon!
Me zemër plot gëzim ju njoftojmë se djali ynë, Arbëri dhe nusja jonë Erza, sollën në jetë nipin tonë, të cilin e emëruam Progon, sipas themeluesit të Principatës së parë të Arbërit.