
Pasi ishin përcjellë përmes një droni se si i marrin migrantët në veturën e tyre, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndalur dhe arrestuar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Në autostradën Tabanoc – Kumanovë, punonjësit e policisë kanë arrestuar 20 vjeçarin A.I. nga Shkupi dhe një të mitur nga Zhelina, pasi në veturën e tyre ishin kapur tre migrantë”, raportoi Policia, duke paralajmëruar padi ndaj tyre.
Në veturën “Golf” me tabela të Tetovës ishin kapur dy migrantë nga Kina dhe një nga India.