
Një tërmet është ndjerë mëngjesin e sotëm në orën 07:23 në Shkup në pjesën juglindore të vendit njoftoi Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup transmeton Portalb.mk.
Tërmeti është ndjerë në pjesët juglindore të Republikës së Maqedonisë me intensitet tre gradë sipas shkallës makrosizmike europiane.
Observatori Sizmologjik Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore informoi se tërmeti ishte me magnitudë 2.2 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 130 kilometra në juglindje të Shkupit.