Mbi 100 viktima nga tërmeti në Tibet

Viktima të shumta dhe të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi rajonin Himalayan të Tibetit në Kinën jugperëndimore.

Sipas mediave shtetërore kineze, shumë ndërtesa janë shkatërruar, përkatësisht mbi 1000 shtëpi, gjë që sipas autoriteteve nënkupton se është akoma herët për numrin përfundimtarë të viktimave, pasi aktualisht shumë persona kanë mbetur të bllokuar, ndërsa dhjetëra pasgoditje e kanë lëkundur vendin.

Tërmeti me fuqi 7,1 sipas shkallës së Rihterit, ishte në thellësi 10 kilometra, ndërsa ka prekur edhe rajonin përgjatë kufirit në Nepal, ndërsa është ndjerë edhe në disa pjesë të Indisë. Tërmeti ndodhi në orën 9:05, sipas orës lokale, ndërsa 5 kilometra në afërsi të epiqendrës, ndodhen 6 fshatra.

Rreth 1,500 zjarrfikës dhe punonjës të shpëtimit u vendosën për të kërkuar njerëz, tha Ministria e Menaxhimit të Emergjencave. Dyqind ushtarë iu bashkuan kërkimit. Epiqendra ishte rreth 75 kilometra në verilindje të malit Everest, i cili shtrihet në kufirin Kinë-Nepal. Zona sizmikisht aktive është vendi ku pllakat e Indisë dhe Euroazisë përplasen dhe shkaktojnë ngritje në malet e Himalajeve, ndonjëherë mjaft të forta për të ndryshuar lartësitë e disa prej majave më të larta në botë. Rreth 50 pasgoditje u regjistruan në tre orët pas tërmetit, dhe zona piktoreske e malit Everest në anën kineze u mbyll pas tërmetit./Alsat.mk