Babai i Hashim Thaçit shtrihet në spital

Ai e ka vizituar babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin, i cili po qëndron i shtrirë që disa ditë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Në një foto, Hamza shihet në dhomën ku po qëndron Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Thaçi, i cili po trajtohet nga mjekët e spitalit publik.

Haxhi Thaçi është 87-vjeçar dhe në vitet e fundit, siç është raportuar disa herë, atij i është rënduar gjendja emocionale dhe shëndetësore edhe për shkak të dhimbjes për djalin e tij, i cili po vazhdon të mbahet në burgun e Hagës.