NË DRITËN E HËNËS
Bexhet Asani “Në dritën e hënës” është një këngë franceze për fëmijë të cilën unë shoqet dhe shokët e mi e kemi mësuar në klasën e pestë (1968) me Islam Baftiarin, arsimtarin e Gjuhës frënge. Për çudi disa vargje nuk i kam harruar sot e kësaj dite! Këtë këngë e gjeta rastësisht në internet duke i lëshuar këngë për fëmijë mbeskës sime. Që nga ajo kohë kanë kaluar 57 vjet. Ajo që mësohet në fëmijëri nuk fshihet më as në pleqëri!

Porosia ime është:
Mësoni fëmijët të duan popullin, atdheun, gjuhën, flamurin, zakonet, festat, të afërmit. Dashuria ndaj këtyre do t’ u rrënjoset deri në pleqëri.
Në qoftë se fëmijët do të humbin gjuhën, do të humbin edhe vetë nëpër botë…!

Au clair de la lune
Mon ami Pierrot,
Prête-moi ta plume
Pour écrire un mot,
Ma chandelle est morte,
Je n’ai plus de feu,
Ouvre-moi ta porte
Pour l’amour de Dieu……

Në dritën e hënës
Miku im Pierrot,
Më jep mua penën tënde
Për të shkruar një fjalë,
Qiriri im ka mbaruar,
Unë nuk kam dritë,
Hapma derën mua
Për hir të perëndisë….

  • Nuk kam stilolaps ……