
Mbrëmë në ora 21:30, një grua 50-vjeçare nga Ohri raportoi se automjeti i saj “BMW X3” me targa të Ohrit u dogj përpara shtëpisë së saj. Zjarri u shua dhe nuk ka të lënduar. Rasti është nën hetim nga ana e SVR Ohri.
Zjarri u shua dhe nuk ka të lënduar. Një ekip nga SVR Ohri kreu inspektimin, dhe me urdhër të prokurorit publik, automjeti u dërgua në ambientet e SVR Ohri. Po merren masa për zgjidhjen e rastit, informoi zëdhënësi i SVR Ohri, Stefan Dimoski.