Strugani i dehur godet shenjën e trafikut në Ohër -procedohet nga policia

Më 4 janar 2025, në orën 23:25, në bulevardin “Mësimdhënësit Maqedonas” në Ohër, është privuar nga liria një person 69-vjeçar nga Struga, i cili më parë, duke drejtuar një automjet të pasagjerëve të markës “Citroën” me targa të Ohrit, në kryqëzimin me rrugën “Partizanska”, kishte goditur një shenjë trafiku dhe ishte larguar nga vendngjarja. Pas marrjes së masave, zyrtarët policorë konstatuan se ai e kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, për çka ndaj tij do të paraqitet një kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pamatur të automjetit motorik”.