Me 4.32 milionë euro fitim e mbyll vitin Ndërmarrja e Rrugëve

Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore e mbylli vitin 2024 me të ardhura prej mbi 66.5 milionë euro nga pagesa e taksave rrugore.

Krahasuar me vitin 2023, kjo përfaqëson një rritje prej 270 milionë denarësh ose mbi 4.32 milionë euro.

Sa i përket qarkullimit të përgjithshëm të automjeteve gjatë vitit 2024, janë regjistruar 62,662,988 automjete, me një përqindje pagese prej 99.2%.

“Për të ulur numrin e të ashtuquajturve mospagues, Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, nga gushti deri në dhjetor 2024, organizoi 23 kontrolle aksionare së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Transportit dhe me asistencën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mund të konstatojmë se kemi pasur një vit më shumë se të suksesshëm,” thanë nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore.