22 vjeçari kapet me marihuanë në Strugë

Më 4 janar 2025, në orën 22:40, në rrugën “Dimçe Kovaçeski” në Strugë, është ndaluar një 22-vjeçar nga Struga, tek i cili zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike të llojit marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.