
Shkon në 45,805 numri i viktimave që nga fillimi i luftës në Gaza.
109,064 palestinezë të tjerë janë plagosur, sipas një deklaratë këtë të diel nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë thekson se 88 persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite, vetëm në 24 orët e fundit.
“Forcat izraelite vranë 88 persona dhe plagosën 208 të tjerë në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja pasi ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” thuhet ndër të tjera në deklaratë.