RMV, sulm seksual ndaj një 11 vjeçari në afërsi të shtëpisë së tij

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka filluar hetimet ndaj 23 vjeçarit, si i dyshuar për kryerje të dhunës seksuale ndaj një fëmije në afërsi të shtëpisë së tij. Me propozim të prokurorit, gjykatësi ka vendosur 30 ditë paraburgim për të akuzuarin, transmeton Portalb.mk.

“Urdhër për zbatimin e procedurave hetimore ndaj 23 vjeçarit, pasi ekzistojnë dyshime për kryerjen e dhunës seksuale ndaj një fëmije nën moshën 15 vjeçare, veprën penale e dënueshme në bazë të nenit 188, paragrafi 5, në lidhje me paragrafin 2 dhe 1 nda Kodi Penal”, sqaroi Prokuroria.

Raportohet se më 2 janar, i dyshuari e ka ndalën 11 vjeçarin dhe me dhunë e ka tërhequr në një objekt që është në ndërtim e sipër afër shtëpisë së tij në Zhelinë. Pasi viktima ka kërkuar ndihmë me zë të lartë, prindi i tij e ka dëgjuar dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa 23 vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.