Si në çdo janar, edhe sivjet do të organizohen Karnavalet e Vevçanit, një organizim tradicional i mbështetur nga institucionet shtetërore, përkundër se çdo vit ka mesazhe provokuese me ngjyrime fetare dhe kombëtare!
“Maskat kreative të punuara me një mjeshtri të madhe, janë më shumë se vepra artistike. Ata janë pasqyrë e kohës- përcjellin mesazhe, tregojnë histori dhe në mënyrë të veçantë e lidhin të kaluarën me të tashmen dhe e komentojnë realitetin”, deklaroi Ministri për Kulturë dhe Turizëm, Zoran Lutkov, duke vlerësoi se ky është organizimi më i vjetër autentik me një traditë mijëra vjeçare.
Ai vlerësoi që ky organizim nuk ka pasur mbështetje në vitet e fundit, edhe pse Ministria e Kulturës vitin e kaluar ka ndarë 1.8 milionë denarë për këtë organizim.
Ndryshe, Karnavalet e Vevçanit do të mbahet prej 12 deri më 14 janar, ku pritet përmes maskave dhe kreativitetet tjera të pasqyrohet shoqëria në 12 muajt e fundit.
Më 27 shkurt të vitit 2024, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka shpallur Karnavalin e Vevçanit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, nënkategoria rëndësi të jashtëzakonshme.