
Sot, rreth orës 00:30, në rrugën “Velko Vlahoviq” në Strugë, është arrestuar 51-vjeçari B.P. nga Dibra.
Ai më parë kishte vjedhur shtatë thasë me pelet nga një ndërtesë në Strugë. MPB i gjeti ato tek ai dhe menjëherë u kthyen te pronari, ndërsa ndaj hajdutit do të ngrihet një kallëzim përkatës.